Ish-presidenti Gül kritikon qeverinë turke për “krijimin e milicisë civile”
Ish-Presidenti i Turqisë, Abdullah Gül, është bashkuar me politikanët e opozitës duke kritikuar përmbajtjen e dekreteve të fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, duke siguruar mos ndëshkimin e civilëve që luftuan kundër përpjekjes së grushtit të shtetit më 15 korrik 2016, duke i bërë thirrje qeverisë që ta rishikojë atë.
“Dykuptimësia që nuk përputhet me formulimin ligjor të ligjit të dekretit nr. 696 është shqetësues në lidhje me sundimin e ligjit. Shpresoj se do të rishikohet për të shmangur zhvillimet që mund të na trishtojnë të gjithë ne në të ardhmen “, tha Gyl në llogarinë e tij në Twitter më 25 dhjetor.
Gyl, një nga themeluesit kryesor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, shërbeu si presidenti i 11-të i Turqisë midis vitit 2007 – 2014. Ish-presidenti rrallë kritikon qeverinë për çështjet e brendshme.
Kritika e tij erdhi pasi qeveria lëshoi dy dekrete më 24 dhjetor, e cila ka shkaktuar një zemëratë të re midis partisë qeverisëse dhe partive të opozitës.
Një nga artikujt në dekretin e ri siguron imunitet ndaj civilëve që dolën në rrugë për të penguar grushtin e shtetit në natën e 15 korrikut 2016 dhe një ditë më pas, më 16 korrik.
Masa ka krijuar paqartësi nëse imuniteti do të jetë i vlefshëm për përpjekjet e grushtit të shtetit dhe aktet terroriste, ndërsa politikanët e opozitës thonë se dekreti hap rrugën për shfaqjen e grupeve të milicisë civile.
Zëdhënësi i AKP Mahir Ünal më 25 dhjetor tha se imuniteti përfshin vetëm natën e përpjekjes së grushtit dhe mëngjesin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

