Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në burg

Vendimi që dha sot paneli i Gjykatës së Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është sërish lënia në paraburgim duke refuzuar kërkesën për lirim.

Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet. Ai së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë të lartë të UÇK si Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli janë vënë nën akuzë për krime lufte.

Para këtij vendimi, Gjykata Speciale i bëri një kërkesë Policisë së Kosovës mbi kapacitet për të ruajtur dhe garantuar sigurinë e të akuzuarve nëse caktohet masa e sigurisë ”arrest shtëpiak”.

SHKARKO APP