Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo: Putin nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse Trump do të ishte president

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse Donald Trump do të ishte ende president, sipas The Guardian.

Në një intervistë me programin Today të BBC Radio 4 të shtunën në mëngjes, Pompeo krahasoi rritjen e tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës me atë të SHBA-së dhe Rusisë përpara pushtimit të Ukrainës.

“Ne dimë se si t’i frenojmë kundërshtarët tanë. Sinqerisht, administrata Trump e bëri atë. Vladimir Putin nuk pushtoi Europën apo Ukrainën në udhëheqjen tonë.

 

“Ky është një sulm i paprovokuar ndaj Europës nga Vladimir Putin. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. Por këto gjëra nuk ndodhin për asgjë. Kundërshtarët marrin vendime se kur, Vladimir Putin ka dashur gjithmonë Rusinë e madhe . Ai do të vdesë duke dashur të arrijë pikërisht këtë gjë “ Rusinë e madhe”, tha ai.

Ish-kreu i CIA-s po mendon të kandidojë për t’u bërë president i SHBA në zgjedhjet e ardhshme.

“Ja disa fakte, Vladimir Putin mori një të pestën e Ukrainës nën Presidentin Obama në 2014. Për katër vjet ai nuk mori asnjë centimetër të Ukrainës, ai luftoi përgjatë Donbasit, por nuk pushtoi.

Kjo është e padiskutueshme, këto janë deklarata faktike. Ju mund të argumentoni rastësi ose fat, por Vladimir Putin nuk ndryshoi. Synimet e tij nuk ndryshuan. Ajo që ndryshoi ishte perceptimi i tij për rrezikun, dhe është ndryshe me drejtues të ndryshëm,” përfundoi ai.

SHKARKO APP