Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana pozitiv me COVID-19

Javier Solana, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ish-kreu i diplomacisë europiane, 77 vjeç, është shtruar në spital që nga e mërkura në Madrid pasi u testua pozitiv për Covid-19.

“Ai rezulton pozitiv, por zhvillimi i semundjes është i favorshëm”, tha nje i afërm i tij.

“Jam duke u rikuperuar”, tha vetë Solana në Twitter.

Midis 1995 dhe 1999, Solana ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s, pastaj mbajti postin e Përfaqësuesit të Lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian për 10 vjet.

SHKARKO APP