Ish shefi i CIA-s: Trump të matet mirë para se të nis luftën me Korenë Veriore

Retorika provokative e presidentit amerikan Donald Trump mbi Korenë e Veriut “mund të çojë në rrezik të madh”, thotë gjenerali në pension Michael Hayden, i cili shërbeu si drejtor i NSA dhe CIA-s.

“Një deklaratë shumë e ashpër, por shumë e saktë,” tha Hayden për CNN të hënën, duke iu referuar deklaratës së Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis që ai bëri të dielën pasi Koreja e Veriut kreu një test të një bombë hidrogjeni që mund të vendoset në një raketë balistik ndërkontinentale.

“Cila është pak më ndryshe nga disa nga gjërat që presidenti po e lejon veten të thotë … të cilat kanë qenë shumë të vështira, por shumë të pasakta dhe kjo mund të çojë në rrezik të madh”, tha Hayden. Trump i tha kryeministrit japonez Shinzo Abe të dielën se SHBA është gati të përdorë “gamën e plotë” të aftësive, duke përfshirë arsenalin bërthamor, në dispozicion të tij në sulmin kundër Koresë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?