Ish-shefi i sigurisë hapësinore, Eshed: Alienët ekzistojnë, Trump nuk foli për shkak të ”histerisë masive”
Haim Eshed, një ish-shef izraelit i sigurisë hapësinore, ka thënë se tokësorët sipas tij kanë qenë në kontakt me jashtëtokësorët nga një federatë galaktike. “Objektet Fluturuese të Identifikuara kanë kërkuar që të mos publikojnë se janë këtu, njerëzimi nuk është ende gati”, tha Eshed për gazetën izraelite ”Yediot Aharonot”. Ai për më tepër, ka pohuar se alienët ishin po aq kuriozë për njerëzimin dhe po kërkonin të kuptonin strukturën e universit.
Haim Eshed shtoi se presidenti Donald Trump është i vetëdijshëm për ekzistëncën e jashtëtokësorëve dhe kishte qenë “në prag të zbulimit të informacionit”, por iu kërkua të mos e bënte për të parandaluar “histerinë masive”.
“Ata kanë pritur deri më sot që njerëzimi të zhvillohet dhe të arrijë një fazë ku ne do të kuptojmë në përgjithësi, çfarë është hapësira dhe ç’janë anijet kozmike”,-tha më tej ai. Eshed i cili mbikëqyri lëshimin e satelitëve të shumtë izraelitë në hapësirë, tha se ai po fliste pikërisht tani, sepse qëndrimet po ndryshonin dhe njerëzit duken më të gatshëm për të pranuar.
Në maj, Trump tha “Hapësira do të jetë e ardhmja, si në aspektin e mbrojtjes dhe sulmit … ne tani jemi lider në hapësirë”. Lajmi menjëherë ka sjellë meme dhe teori në internet. Një pjesë kanë kërkuar të “takohen me grupin e alienëve”.
KOHA JONË SONDAZH

