Ishin ndër çiftet e para të martuara me sindromën down, bashkëshorti vdes nga koronavirusi
Bashkëshorti i një prej çifteve të para me sindromën Down të martuara në Mbretërinë e Bashkuar nuk është më. Ai vdiq për shkak të koronavirusit.
Tommy Pilling, 62 vjeç, nga Southend-on-Sea, Essex, i cili ishte trajtuar në tre spitale të ndryshme që nga fillimi i dhjetorit me një infeksion në gjoks, vdiq në Ditën e Vitit të Ri, 1 janar 2021.
Ai dhe gruaja e tij Maryanne, 49 vjeç, u martuan 25 vjet më parë. Anëtarët e familjes thanë se ajo ishte “plotësisht e shkatërruar”.
Motra e Maryanne, Lindi Newman, 33 vjeç, tha se Pilling dhe motra e saj nuk ishin ndarë kurrë më shumë se disa orë nga njëri-tjetri pasi nëna e saj, Linda Martin, 70 vjeç, jo zyrtarisht e birësoi atë dhe e bëri pjesë të familjes së tyre.
“Ajo nuk mban mend një jetë para Tomit”, tha Neëman për motrën e saj. “Ditën kur ajo u takua me të, kishte buzëqeshjen më të madhe në fytyrën e saj dhe nuk mund të ndalonte së foluri për të.”
Pilling ishte shtruar në spital me një infeksion në gjoks më 1 dhjetor, çfarë bëri që çifti të ndahej për herë të parë.
Ai ndërroi jetë më 1 janar, pasi ishte testuar pozitivisht për koronavirus në 17 dhjetor.
Nëna e Maryanne, Linda tha: “Tomi ka lënë një boshllëk të madh në jetën tonë që askush nuk do ta mbushë kurrë. Unë e konsideroja atë si djalin tim dhe nuk jam penduar kurrë për asnjë moment të tre dekadave që ai ishte në kujdesin tim.”