Ishte duke xhiruar vetën gjatë notit, kap momentet kur 28 vjeçari humb jetën
Një grua e cila xhironte vetën duke notuar në ujëvarën popullore në Australi, aksidentalisht kapi momentin kur një shtetas nga Taiëani u mbyt pasi miqtë e tij u përpoqën ta shpëtonin atë.
Anneka Bading po përdorte një GoPro për të filmuar vetën dhe dy miqët në “MacKenzie Falls” në parkun Kombëtarë të Grampians, në perëndim të Melburnit, kur 28 vjeçari u rrëzua dhe ra në ujë.
Një grup njerëzish u hodhën në ujëvarë duke tentuar ta shpëtonin , por ishte e kotë. Trupi i tij u gjet të nesërmen.
Bading, 24 vjeçe, tha se ajo ishte duke notuar kur vuri re atë se ishte ulur me tre miqtë e tij në një shkëmb pranë ujëvarës. Sekonda më vonë, ajo tha se dëgjoi miqtë e tij duke bërtitur dhe duke treguar me gisht nga uji.
Rreth 40 persona ishim në atë kohë në ujëvarë, duke përfshirë dhe një roje të ujëvarës, i cili u hodh menjëherë në ujë, por presioni nga ujëvara ishte shumë i fortë.
KOHA JONË SONDAZH

