Ishte prekur nga COVID-19, vdes ministri i Bosnjë-Hercegovinës, Sallko Bukvareviç
Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvareviç ka humbur jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga koronavirusi.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës. Nga dita e hënë ai ka qenë duke u trajtuar me respirator.
Bukvareviq, 53-vjeçar, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë nga viti 2015. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore, prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus atje, deri më tani janë infektuar më shumë se 11,000 persona. Prej tyre, 305 kanë vdekur.