Ishulli grek pushtohet nga karkalecat
Në ishullin grek Agios Efstratios, në detin Egje, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi është pushtuar nga karkalecat.
Ishulli ndodhet 30 km në jug të Limnos dhe ka rreth 200 banorë të cilët mbështeten në bujqësi dhe peshkim.
Mbulimi i zonës me karkaleca është një problem shumë i madh për ata pasi kopshtet me perime dhe bimësia për kafshët janë shkatërruar, raporton BBC.
Zona po spërkatet nga studentët nga Universiteti Bujqësor i Athinës por zhdukja e tyre është shumë e vështirë për shkak të terrenit.




KOHA JONË SONDAZH

