“Ishulli i vdekjes”, turistët zhduken në rrethana misterioze

Ishulli Koh Phangan konsiderohet si “ishulli i vdekjes” pas vdekjeve misterioze. Së fundmi është gjetur e pajetë një turiste 30-vjeçare e quajtur Elise Dallemagnes nga Belgjika, në ishullin që ndodhen në Tajlandë.

Vdekja e turistes është pasqyruar nga të gjitha mediat botërore për shkak të rastit tragjik. Gjysma e trupit të 30-vjeçares ishte ngrënë nga hardhucat dhe kafshë të tjera zvarranike në xhungël. Trupi i viktimës u gjet më 28 prill, por ajo u identifikua të enjten nga autoritetet.

Trupi i viktimës u gjet i mbuluar me rroba të vjetra. Mamaja e saj thotë se ka shumë mundësi që persona të tjerë të jenë të përfshirë në vdekjen e vajzës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elise Dallemagnes është viktima e shtatë që gjendet në këtë ishull. Dy turistë të tjerë britanikë,  u vranë në shtator 2014 kur po shkonin në dhomat e hotelit ku po qëndronin pikërisht në këtë ishull.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?