Ishulli ku karantinohen njerëzit më të pasur të botës

Teksa pjesa tjetër e njerëzve përballet me vështirësitë ekonomike të krijuara nga pandemia COVID-19, duket se më të pasurit e botës karantinën i kanë ditë redaksi.

Një nga vendet më të preferuar nga yjet e Hollivudit dhe nga elita e ekonomisë amerikane është gadishulli Punta Mita, “parajsa” e Meksikës e zgjedhur nga më të pasurit e botës për t’u larguar nga pandemia.

Në Punta Mita gjithçka është luks, në këtë gadishull ndodhen dy hotele luksoze, plazhe të mahnitshme, një kamp golfi, pamje të oqeanit, një spital privat, 54 vila, pishina etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në korrik ishte modelja Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj muzikant, John Legend, të cilët morën me qira Villa Tesoro, që ka 7 suita. Çmimi? 8500 dollarë nata. Në Casa Aramara kanë qëndruar yje si Eva Longoria, Jennifer Aniston dhe Demi Moore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për “El Pais”, menaxheri i Punta Mita thekson se mesatarja e qëndrimit të yjeve ka shkuar nga 9 ditë, në 23 ditë. Që do të thotë se kjo “parajsë” është kthyer në vendstrehim në kohën e COVID-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?