ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në “Manchester Arena”
ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në Manchester, gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande dhe këtë e ka konfirmuar përmes agjencisë Amaq.
ISIS bën të ditur se ka qënë një nga anëtarët e tij që ka kryer sulmin në Manchester Arena. Kështu shkruan Site, faqa amerikane e monitorimit të ekstremizmit në ueb.
Ndërkaq, një 23-vjeçar është arrestuar në jug të Manchester në lidhje me sulmin terrorist të së hënës. Lajmi bëhet i ditur nga policia e qytetit anglez në Twitter. “Në lidhje me incidentin e Manchester Arena, mund tju konfirmojmë se kemi arrestuar një 23-vjeçar në jug të Manchester”, shkruan policia. Personi është arrestuar në Chorlton, një lokalitet pak kilometra në jug të qytetit.
Mësohet gjithashtu se bomba e përdorur nga kamikazi kishte gozhdë në brendësi, për të shkaktuar sa më shumë dëme. Manchester Arena është skena më e madhe indoor në Europë, me një kapacitet prej 21 mijë vendesh dhe ishte tejmbushur sidomos me të rinj e shumë të rinj.
KOHA JONË SONDAZH

