ISIS merr përgjegjësinë për vrasjen e 8 personave në një kishë të Pakistanit

Zyrtarët pakistanezë thonë se së paku 8 persona janë vrarë dhe afro 30 të tjerë janë plagosur, nga sulmi vetëvrasës në një kishë metodiste në qytetin Kueta, në jugperëndim të Pakistanit.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë pëgjegjësinë për sulmin e sotëm nëpërmjet agjencisë së lajmeve, Amaq.

Një zyrtar i lartë në provincën e Baloçistanit tha se sulmin e kishin kryer dy militantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky zyrtar tha se së pari njëri prej militantëve e aktivizoi jelekun vetëvrasës në trupin e tij në hyrje të kishës, ku ishin afro 400 meshkuj, femra dhe fëmijë, të cilit kishin ardhur për të marrë pjesë në meshën e së dielës, para festës së Krishtlindjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi tjetër nuk arriti ta aktivizojë eksplozivin pasi u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet kryesore të qytetit Kueta.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Pakistanit, Mohammed Faisal, në një mesazh në rrjetin Tëitter, ka porositur se “vendosmëria e Pakistanit kundër teerrorizmit nuk mund të zmbrapset nga këto akte qyqare”.

Të krishterët përbëjnë 1.6% të popullatës prej 200 milionë banorëve kryesisht të Pakistanit, shtetit me një përqindje popullate myslimane nga më të mëdhatë në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?