Itali, 121 viktima dhe rreth 4 mijë raste të reja me Covid-19
Në 24 orët e fundit në Itali kanë regjistruar 3, 937 raste të reja me koronavirus nga 260, 962 teste të realizuara.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 121 pacientë me Covid kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 125, 622 persona.
Ndërsa në 24 orët e fundit 11, 930 persona janë shëruar nga kjo sëmundje e rëndë.
Lombardia vijon të jetë rajoni me numrin më të lartë të të infektimeve, me 666 raste bë 24 orë ndjekur nga Campania me 483 të prekur dhe Sicilia me 375 raste.