Itali/145 viktima në 24 orë, shërohen 2366 të prekur
Nga Italia vijnë lajme të mira. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 145 persona, 8 persona më pak se dje, duke arritur shifrën totale në 31908 vdekje. Sot është dita me më pak persona të infektuar, vetëm 675.200 më pak se dje, ku shumica janë në Lombardi, me 326 raste pozitive të reja. Shifra totale e të infektuarve është 225.435 persona. Nga ana tjetër, të shëruar gjatë 24 orëve janë 2366 persona, duke e çuar shifrën totale në125176. Midis rajoneve të tjera më të prekura nga koronavirusi, rritja e rasteve është me 64 në Piemonte, 50 në Emilia Romagna, 13 në Veneto, 35 në Toscana, 48 në Liguria dhe 50 në Lazio.