Itali, 2500 të infektuar brenda 24 orëve, bilanci në trend rritës
Situata në Itali vijon që të jetë tronditëse me përhapjen e COVID-19, pandemi që ka gjunjëzuar të gjithë globin.
Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana është shprehur ditën e sotme gjatë një konference për shtyp se numri i të infektuarve është shtuar shumë në krahasim me ditët e tjera.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 2500 të infektuar.
Ky bilanc, sipas tij, ka një trend rritës. Ulja e tre ditëve të fundit nuk u verifikua sot, ku ka pasur një rritje të dukshme.
“Nuk e di nëse ka arritur kulmi i infektimit apo jo. Kjo është në dorën e ekspertëve” – deklaron Fontana.