Itali/ Arrestohen dy shqiptarë, u kapën me hashash dhe kokainë

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane ditën sotme. Sipas raportimeve të mediave vendase bëhet me dije se shqiptarët i përkasin moshave 24 dhe 28-vjeç.

Të dy personat ishin emra të njohur për policinë e Firences. Gjatë kontrollit të makinës dhe shtëpisë së tyre janë sekuestruar 9 doza kokainë, 134 gramë hashash  si dhe 970 euro kesh që mendohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Kontraktori i tyre ishte një shtetas italian. Ata janë dërguar në burgun Sollicciano në Firence.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?