ITALI – G7 premton rritjen e sigurisë kundër sulmeve kibernetike

Ministrat e Financave të G7-s premtuan se do të riforcojnë sigurinë kibernetike gjatë takimit të zhvilluar në Bari në kuadër të sulmit kibernetik botëror. Diskutimi i ministrave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të G7-s ndodhi pikërisht në momentin kur një pjesë e planetit u bë viktimë e një sërë sulmesh kibernetike, që prekën veçanërisht spitalet britanike apo paralizuan uzinat e automobilave të grupit “Renault” në Francë.
Këto sulme janë një kujtesë për rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe nevojën për t’u përqendruar në këtë problem”, theksoi sot para shtypit, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin. Në një deklaratë të përbashkët, vendet e G7-s (SHBA, Japoni, Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Itali dhe Kanadaja) kanë konfirmuar se e pranojnë kërcënimin në rritje që përbën sulmi kibernetik për ekonomitë e tyre dhe premtuan gjetjen e përgjigjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?