Itali: Grabitën dhe masakruan 85 vjeçarin, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë janë autorët e dyshuar të grabitjes ndaj 85-vjeçarit Giuseppe Sparta mesnatën e së premtes në Ligano. Ata po mbahen në paraburgim në burgun e Udines.

Konfirmimi vjen nga kryeprokurori i Udines Antonio De Nicolo, i cili flet për një situatë të hetimit të rrjedhshëm, me përgjegjësi për t’u konstatuar. Dosja është e hapur si për plaçkitje ashtu edhe për rrëmbime, shkruan Rainews.

85-vjeçari i grabitur, Giuseppe Spartà aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mësohet se i moshuari u lidh nga shqiptarët. Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitje ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?