Itali, kapet me 2 kg kokainë trafikanti shqiptar

Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane gjatë natës në Bellaria Igea Marina, Rimini, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Shqiptari me iniciale B.L, banonte pranë rrugës “Pisani”.

Policia e kishte vënë atë nën vëzhgim teksa qarkullonte nëpër rrugë, ndërsa në një moment ai bisedon me një person dhe i jep një dozë kokaine. Në këtë moment, policia ndërhyn dhe e arreston.

Kërkimet pasuese u shtrinë në shtëpinë e tij. Në veçanti, policia ka gjetur të fshehur një sasi prej 2 kg kokainë në një dollap të vendosur në tarracën e shtëpisë së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga ishte e ndarë në 14 doza, ndërsa i janë gjetur edhe 1 145 euro të përfituara nga veprimtaria e jashtëligjshme si dhe materiale të ndryshme që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

I arrestuari është dërguar në burgun e Riminit dhe i është vendosur në dispozicion organeve të drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?