Itali, makina përplas dy shqiptarë, humb jetën 28-vjeçari
Një i ri shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Itali pasi u godit nga një makinë.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi në Policoro, në rrugën ‘Lido’, ku 28 vjeçari shqiptar u godit nga një makinë.
Shqiptari ishte duke ecur në këmbë me një bashkëkombasin e tij, ku është përplasur nga një makinë. 28-vjeçari ka humbur menjëherë jetën, ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia e karabinierët të cilët ndaluan drejtuesin e makinës, ndërsa kanë nisur edhe hetimet në lidhje me aksidentin.
KOHA JONË SONDAZH

