Itali, ndalohet publikimi i sondazheve deri pas zgjedhjeve

Janë më pak se 2 javë nga vota e italianëve për legjislaturën dhe qeverinë e ardhshme dh fushata elektorale e karakterizuar nga tone të forta populiste po shkon drejt përfundimit.

Sipas Kushtetutës italiane prej mesnatës së sotme 16 shkurt e deri më mbylljen e kutive të votimit është e ndaluar të publikohen sondazhet elektorale në kuadër të zgjedhjeve politike të 4 marsit në Itali. Në këto orë të fundit lufta e sondazheve  është gjithnjë e më konkurruese.

Po çfarë thonë sondazhet ? Kush mund t’i fitojë zgjedhjet në Itali?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas sondazhit të publikuar sot nga e përditshmja italiane Corriere della Sera dhe realizuar nga Instituti IPSOS mbi 34 % e italianëve nuk do të shkojë të votojë dhe shumica e tyre janë votues që në zgjedhjet e 2013 kanë votuar për qëndrën italaine (Partia e Mario Montit) e për qëndrën e majtë. Sipas sondazhit të Corriere della Sera deri më sot asnjë forcë politike e asnjë kolalicion nuk do të fitonte mazhorancën për të qeverisur e se pas votës së 4 marsit qeveria mund të krijohet vetëm me anë të një koalicioni të gjerë të forcave politike. Por të gjithë liderët e forcave politike të djatha (Berlusconi, Salvini e Meloni) janë shprehur kundër një koalicioni të ardhshëm qeverisës me Partinë Demokratike apo me Lëvizjen 5 Yje. Po kundër një koaliconi të tillë është shprehur dhe ish kryeminsitri Matteo Renzi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas këtij sondazhi dueli politik i zgjedhjeve të 4 marsit do të jetë mes Qëndrës së Djathë italaine e Lëvizjes 5 Yje. Qëndra e djathë vazhdon të jetë dominuese në sondazhe dhe pse ka në ndalesë në rritje në krahasim me një muaj më parë. Lëvizja 5 Yje me gjithë skandalin e ditëve të fundit të rimbursimeve nga ana e disa prej deputetëve të saj vazhdon të mbetet e palëvizshme në preferencën e italianëve. Ndërsa Partia Demokratike duket se mbetet mjaft larg objektivit të Matteo Renzit për të qënë forca e parë parlamentare në vend.

Sondazhi Ipsos thotë se ndër 617 vende në Parlament qëndra e djathtë mund të marri 283 vende. Lëvizja 5 yje 152 vende e qëndra e majtë 158.

Ndër liderit më të preferuarit nga italianët pikët më të larta i ka kryeministri aktula Paolo Gentiloni i ndjekur nga liderja e Partisë Radikale Emma Bonino. Në vend të tretë renditet lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio i ndjekur mga Matteo Salvini i “Lega Nord”, Silvio Berlusconi i “Forza Italia”, nga Giorgia Meloni e “Fratelli d’Italia” e nga Pietro Grasso i “Liberi e Uguali”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?