Italia në izolim, 38 mijë raste me Covid-19 në 24 orë
Gjithmonë e në rritje bilanci italian i pandemisë së koronavirusit. Autoritetet deklaruar sot 37809 të infektuar të rinj, numri më i lartë deri më tani, ndërkohë që dje ishin 34505 raste. Viktimat sot ishin 446, një më shumë se dje, dhe raporti raste pozitive/tamponë është rritur në 16,14%.
Pjesa më e madhe e Italisë është futur në izolim, përfshirë rajonin verior të Lombardisë, me popullsi të dendur. Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona: të kuqe për rrezikshmëri të lartë, më pas portokalli dhe të verdha. Në këto zona të kuqe, qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat, përveç për të shkuar në punë, arsye apo emergjenca shëndetësore.
Qyteti i Milanos, pjesë e rajonit të Lombardisë, mbylli dyqanet, përfshirë rrugën e famshme tregtare “Vittorio Emmanuele” ku tregtohen markat e luksit, pas përcaktimit si zonë e kuqe.