Itali, në ndihmë të vëllait, edhe i dyti me patentë fallso, e pëson….

Dy shqiptarë të moshave 18 dhe 24 vjeç që banonin në Cividale del Friuli përfunduan në telashe, pas zbulimit qe u beri policia, lidhur me patentat.

Mediat italiane shkruajne se policia gjate kontrollit te lejes nderkombetare te 24 vjecarit konstatoi se ajo ishte false dhe e parregullt. Ai u shoqerua ne komisariat per verifikimet e nevojshme. Pas verifikimeve dhe njoftimit per ndeshkim qe iu be nga policia ai u la i lire.

Por duke qene se nuk mund te merrte drejtimin e automjetit tip “Golf” me te cilin u ndalua nga policia, therriti ne ndihme te vellane, 18­ vjecar. Ky i fundit gjithashtu shfaqi një leje, qe policia e kontrolloi dhe e kuptoi se ishte po ashtu e falsifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet, vellezerit shqiptare treguan se per lejet e marra kishin paguar para, 200 euro. Ata do te hetohen tashme per falsifikim dokumentesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?