Itali, në veri autoritetet thonë se mund të ketë filluar “vala e tretë”

Rritet bilanci i pandemisë në Itali. Sot të infektuarit janë 13314, ndërkohë që dje ishin 9630. Në rritje të ndjeshme edhe viktimat, 356, 82 më shumë se në 24 orët e mëparshme. Mbetet sipas ekspertëve një trend i qëndrueshëm, ku vala e infeksionit të dhjetorit nuk është përsëritur më, dhe nuk shënohen më shumë se 16 mijë raste nga mesi i janarit.

Situata në vendin fqinje mund të ndryshojë, dhe jo domosdoshmërish për mirë. Rreth 39% e testimeve të reja janë mutacionet e Covid-19, me kapacitet përhapës më të madh se ai origjinal. Sot u deklarua se rasti i parë me mutacionin brazilian është gjetur në kryeqytetin e saj, Roma.

Në veri, janë të shumta bashkitë dhe lokalitetet që janë shndërruar në zonë të kuqe dhe gjenden në karantinë totale. Situata është shqetësuese veçanërisht në provincën e Breshës, ku autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se mund të jemi përballë valës së tretë të pandemisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?