FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Itali – Rreth 1 133 kriminelë mafiozë të arrestuar në shtatë muaj

Italia ka kryer arrestimin e 1 133 kriminelëve mafiozë gjatë shtatë muajve të parë të vitit dukepërfshirë 30 të arratisur të konsideruar si të rëndësishëm, theksoi sot ministri i Brendshëm, Marco Minniti.

Ministri nuk dha detaje nëse disa prej këtyre mandatarresteve përfshinin kriminelë tashmë të burgosur për krime të tjera, siç është shpeshherë rasti në Itali.

Sipas këtyre statistikave, njoftuar zakonisht për shtypin çdo 15 gusht, rreth 112 operacione policore janë zhvilluar në kuadër të hetimeve gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria ka proceduar një numër në rritje të ndjeshme të konfiskimeve apo sekuestrimeve të të ardhurave dhe pasurive të patundshme, një mënyrë e konsideruar si e dhimbshme për mafian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shtatë muaj, rreth 10 149 pasuri, 500 prej të cilave ndërmarrje, me një vlerë prej 3,48 miliardë euro janë sekuestruar, nga 4 704 pasuri të bllokuara që përbëjnë 1,23 miliardë euro për të njëjtën periudhë në vitin 2016./ATSH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?