Itali, rritje viktimash dhe shtrimesh nga Covid-19
Bilanci italian tregon sot për një ulje të lehtë të infeksioneve nga Covid-19, ku janë 18916 raste në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë rritur viktimat, 280 sot, kur ishin 253. Ulet edhe niveli i pozitivitetit, që sot është 5.8%, por shtohen pacientët në terapi intensive.
Lombardia, Emilja Romanja dhe Kampanja mbeten rajonet më të goditura, ndërkohë që sipas autoriteteve italiane pikërisht Lombardia dhe Piemonte do të kalojnë në nivelin portokalli, që parashikon ndër të tjerat mbylljen e restoranteve dhe bareve, ndërkohë që Basilikata dhe Molize kalojnë në atë të kuqe, që parashikon edhe kufizimin e lëvizjeve dhe pjesës më të madhe të aktiviteteve.
Italia ka edhe një përjashtim, përherë të parë nga fillimi i pandemisë një rajon mund të marrë statusin e nivelit “të bardhë”, atë minimal. Ishulli i Sardenjës që ka numra shumë të ulëta prej javësh, dhe që me shumë gjasa nga e hëna do të shohë një hapje pothuajse normale të aktiviteteve, edhe gjatë natës, edhe pse do të mbeten parimet bazë të distancimit social dhe përdorimi i maskave.