Itali, shënohen 29 viktima nga koronavirusi

Në Itali vijon të rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj deklaruan të shtunën e numri i viktimave shkoi në 29 persona.

6 viktima të reja janë shënuar në rajonin e Lombardisë ndërsa 2 në Emilia Romanga.

Ndërkohë, të infektuar janë 1049 të tjerë. 105 pacientë po mbahen në terapi intensive.

Italia ndodhet në situatë alarmante prej ditësh për shkak të shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Veriu i vendit është paralizuar, pasi autoritetet kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

SHKARKO APP