Itali, shqiptari kapet me kokainë dhe 6 mijë euro

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë së San Miniato, nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Shqiptari u arrestua pasi u kap duke i dhënë një italiani, 28-vjeçar një zarf në këmbim të një grami kokainë.

Policia dëshmoi shitjen e drogës dhe i arrestoi ata të dy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vonë pas një kërkimi ushtruar në shtëpinë e tij u sekuestruan më shumë se 6 mijë euro para të gatshme, që konsiderohet se ishin të ardhura nga veprimi i paligjshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?