Itali / Vetëvritet mjeku përgjegjës për vaksinimin në spital, u hodh nga kati i pestë

Kreu i vaksinimit të stafit spitalor në Cosenza ne jug te Italisë, Lucio Marrocco, ka vrarë veten mbrëmjen e djeshme duke u hedhur nga kati i pestë i shtëpisë së tij.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga një kalimtar natën e kaluar pak pas orës 22:00.

Kjo ngjarje e rëndë  i shokoi të gjithë. Marrocco, ishte i  martuar me një kolege mjeke, ishte 56 vjeç dhe drejtonte njësinë operative për vaksinimet e stafit mjekësor në spitalet e Cosenza e Rogliano.

Mediat lokale shkruanin se ai prej disa kohësh vuante nga depresioni, që ishte përkeqësuar se fundmi nga pandemia.

Ende nuk është dhënë një informacion zyrtar për arsyen që çoi mjekun në këtë akt ekstrem.

SHKARKO APP