Itali, zgjidhen kryetarët e Parlamentit, por jo edhe Qeveria

Deputetët italianë sot kanë zgjedhur kryetarët e dy dhomave të Parlamentit, të dalë nga zgjedhjet e 4 marsit në të cilat asnjë parti nuk arriti një fitore absolute. Besimin për të kryesuar me dy dhomat e Parlamentit e morrën lëvizja Pesë Yjet dhe Forza Italia, transmeton Anadolu Agency.

Maria Elisabetta Alberti Casellat, pjesëtare e Forza Italia, njëherësh një aleate shumëvjeçare e Silvio Berlusconi-t, u bë gruaja e parë e zgjedhur për kryetare e Senatit Republikan, edhe atë në rrethin e dytë të votimit.

Roberto Fico nga lëvizja Pesë Yjet është zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht zgjedhjes së dy kryetarëve të Parlamentit, akoma nuk ka tregues se njëra nga dy partitë me numrin më të madh të deputetëve, Pesë Yjet dhe koalicioni i qendrës së djathtë i tubuar rreth Forza Italia, janë afër formimit të Qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që javën e ardhshme të mbahen negociata për të arritur deri te shumica e nevojshme për mbështetje të Qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?