Italia e revoltuar me vendet e BE për emigrantët: Po tregohen indiferente!

Me arsyetimin se vendet e tjera të BE-së po tregohen indiferente nga krizës së azil-kërkuesve, Italia ka kërcënuar se do të bllokojë portet e saj në jug të vendit dhe se nuk do të lejojë më ankorimin e barkave që mbajnë emigrantët që vijnë nga shtetet afrikane. Kryeministri Paolo Xhentiloni deklaroi se fundmi se duhet të ketë një ndarje të barabartë të përgjegjësive në  kuadër të menaxhimit të situatës, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë Italia do të marrë masa.

Qeveria italiane ka kërcënuar se do të mbyllë portet në brigjet e saj jugore për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve që vijnë nga Afrika, ndërsa shkak për këtë sipas Romës zyrtare do të jetë indifenreca që po tregojnë vendet antare të Bashkimit Europian ndaj fenomenit.

Paralajmërimi i parë erdhi nga kryeminsitri Paolo Xhentiloni, i cili deklaroi se nuk ka një ndarje të barabartë të përgjegjësive në menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve dhe se shtetet e Bashkimit Europian nuk po pranojnë që t’i dëgjojnë shqetësimet e Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, përfaqësuesi i Italisë në BE, Maurizio Massari, e ka cilësuar situatën të paqëndryeshme duke shtuar se është mjaft e nevojshme që të ketë një reagim të përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy zyrtarët e lartë kanë kërkuar një përgjigje nga ana e Brukselit.

Italia ka qenë padyshim një nga vendet më të prekura nga kriza e azil-kërkuesve së bashku me Greqinë.

Vetëm gjatë këtij viti, në brigjet italiane kanë mbërritur më shumë se 73.000 emigrantë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shifër është 14% më e lartë.

Në këto kushte, Italia paralajmëron se nuk do të pranojë që të mbajë emigrantë të tjerë nëse nuk gjendet një zgjidhje e menjëhershme dhe afatgjatë për të menaxhuar këtë situatë përmes ndarjes së barbartë të përgjegjësive.

Bllokimi i porteve për emigrantët do të krijonte padyshim një situatë kaotike në ujrat e detit Mesdhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?