Italia “hap thesin” jep 800 € për të sapolindurit, ja kush përfiton

Italia “hap thesin” ku do të japë plot 800 euro për çdo të sapolindurit, por jo të gjitha nënat do të mund ta tërheqin këtë çek. Sipas ligjit të ri, këtë mund ta kërkojnë të gjitha gratë shtatzëna që janë në muajin e tetë apo janë bërë me fëmijë nga 1 janari 2017.  Nuk kanë rëndësi të ardhurat, por dokumenti i qëndrimit që gruaja ka në xhep. INPS këmbëngul: “Vetëm për të huajat me kartë qëndrimi apo lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë”.

Për fatin e keq të tyre, në kundërshtim me normativat europiane, mijëra nëna jokomunitare që kanë një lejeqëndrim të thjeshtë që u lejon punësimin, përjashtohen nga e drejta e këtij çeku që, në rastin e të huajave, u njihet vetëm atyre që kanë në xhep kartën e qëndrimit apo lejen e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë.

Gjithashtu, për të pasur të drejtën e këtij kontributi 800 eurosh, gratë duhet “të jenë rezidente në Itali, të kenë shtetësinë italiane ose të një shteti të BE-së; shtetaset jokomunitare me statusin e refugjatit politik dhe të mbrojtjes plotësuese trajtohen si shtetase italiane, nëse janë qytetare jokomunitare, të kenë leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë ose një nga kartat e qëndrimit që u jepen familjarëve të qytetarëve të BE-së”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Inps”-i, nuk ndryshon qëndrimin e marrë me qarkoret e para, pra u mohon të drejtën e përfitimit të kontributit qytetareve të vendeve të treta që nuk kanë dokument qëndrimi BE për qëndrim afatgjatë, duke futur, në mënyrë arbitrare, kritere shtrënguese për fitimin e çekut të lindjes, të paparashikuara nga ligjvënësi

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?