Italia i përgjigjet Komisionit: Projektbuxheti nuk devijon shumë nga rregullat e BE

Projektbuxheti i Italisë nuk devijon shumë nga rregullat e Bashkimit Europian, sipas një letre të qeverisë të dërguar te Komisioni Europian.  Plani i shpenzimeve i Italisë përmban një rritje të defiçitit strukturorë,  tregues që heq luhatjet e ciklit të biznesit dhe shpenzimet e njëhershme,  prej 0.1% të Produktit te Brendshëm Bruto.

Sipas rregullave të Bashkimit Europian, duhet të ketë një rënie me 0.6% të defiçitit publik.  “Ndryshimi i projektuar i ekuilibrit fiskal në 2020 nuk përbën një devijim të madh nga rregullat”, tha ministri italian i Ekonomisë, Roberto Gualteri, duke i’u përgjigjur kërkesës së Komisionit Europian për shpjegime.

Qeveria e përbërë nga koalicioni i lëvizjes 5-yjet dhe partia demokratike, ka caktuar një objektiv të defiçitit prej 2.2% të PBB për vitin e ardhshëm, normë e pandryshuar nga 2019.  Komisioni i bëri të ditur Romës më 22 Tetor se sipas vlerësimit fillestar, buxheti nuk përputhet me rekomandimet fiskale.

Ky është i njëjti mesazh me vitin e kaluar, ku Brukseli kërcënoi të gjobisë Italinë. Megjithatë, situata ka ndryshuar që prej atëherë dhe komisioneri ekonomik Pierre Moscovici tha se Brukseli nuk do kërkojë ndryshime të buxhetit. Italia ka borxhin e dytë më të madh publik në Bashkimin Europian pas Greqisë dhe ka bërë progres të vogël në uljen e defiçitit gjatë viteve të fundit.

SHKARKO APP