Italia mban zgjedhjet me maska në fytyrë

Prej orës 7 të mëngjesit të sotëm italianët janë thirrur të votojnë për referendumin kushtetues konfirmativ që kërkon reduktimin o jo të numrit të parlamentarëve si dhe për zgjedhjen e këshillave rajonal e komunal në shtatë rajonet Veneto, Puglia, Camagnia, Valled’Aosta, Toscana. Marche e Liguria.

Janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kushtet e pandemisë Covid 19, e në rregulloren strikte të ruajtjes së shëndetit e parandalimit të infektimit.

Maska të detyrueshme në fytyrë, xhel dezinfektues, jo matje e temperaturës trupore, itinerare të diferencuara për hyrje e dalje nga qendrat e votimin e garantimi i së drejtës së votës dhe për qytetarët që janë në gjendje karantinimi, izolimi shtëpiak apo që janë pozitiv nga virusi për ta shprehur votën e tyre nga shtëpia e në kushtet e një sigurie të plotë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por frika nga virusi ka përfshirë dhe komisionet zgjedhore. Mjaft rajone e qytete italiane raportojnë se kanë mungesë të numrit të anëtarëve të komisionit. Në Romë mungojnë 200 kryetarë komisioni zgjedhje, vendet e të cilëve janë plotësuar nga punonjës të policisë rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë 46.415.806 italianë që kanë të drejtë vote në referendumin konfirmativ. 18.471.692 për ato rajonale e 5.703.817 për zgjedhjet administrative në 957 komuna.

Në zgjedhjet rajonale e komunale 2020 në Itali, kandidojnë dhe rreth 50 emigrantë shqiptarë. Janë aktivistë e përkrahës të forcave të ndryshme politike që kandidojnë në lista civile apo grupime politike me synimin për të qenë anëtarë me të drejta të plota në drejtimin e pushtetit vendor në 7 rajone e më 957 komunat italiane.

Rreth orës 12.00 do të bëhet publik projeksioni i parë mbi pjesëmarrjen e qytetarëve italianë në këto orë të para të ditës.

Votimet do të mbyllen në ora 15.00 të datës 21 shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?