Italia miraton ligjin kundër radikalizimit dhe ekstremizmit
Me 251 vota pro. 103 kundër e 13 abstenim dhoma e deeputetëve të parlamentit italian ka miratuar një paketë ligjore me masa parandaluese ndaj fenomenit të radikalizimit e përhapjes së ekstremizmit islamik në Itali.
Objektivi i kësaj pakete ligjore është ndalimi i rekrutimit të të rinjve të besimit mysliman që jetojnë në Itali , nga ana e grupeve xhihadiste.
Deri më tani Italia numëron mbi 100 persona, shumica e të cilëve të rinj e mes tyre dhe italianë të indoktrinuar nga propaganda xhihadiste e ISIS e të përshirë si “foreign fighter” në luftën në Siri.
Kjo paketë ligjore parashikon ngritjen e një Qëndre Kombëtare kundër radikalizimit me seli pranë Ministrisë së Brendshme italiane me rolin e krijimit të një plani strategjik kombëtar ndaj këtij fenomeni.
Gjithashtu do të krijohet një Komitet Parlamentar i përbërë nga 5 deputetë e 5 senatorë i cili do të monitorojë fenomenin e radikalizmit e ekstremizmit xhihadist në territor duke i kushtuar vëmëndje të vecantë grave e fëmijëve.
Paketa ligjore parashikon dhe ngritjen pranë prefekturave në çdo kryeqënder rajoni, të Qëndrave të Koordinimit Rajonal kundër radikalizmit të cilat do të adoptojnë në territor të gjitha iniciativat e miratuara nga plani strategjik kombëtar.
Paketa e re ligjore do t’i kushtojë vëmendje dhe fushës së komunikimit e formimit me anë të aktiviteteve të koordinuara nga bashkëpunimi i Policisë italiane me magjistraturën, shkollat e universitetet më qëllim integrimin e fëmijve, nxënësve e studentëve të huaj.
Do të hartohet gjithashtu dhe një plan kombëtar për riedukimin dhe radikalizmin e të burgosurve në burgjet italiane.
Kanë votuar kundër miratimit të këtij ligji forcat politike; Forza Italia, Lëvizja 5 yje e Lidhja e Veriut duke e konsideruar si një ligj me masa jo efikase për të luftuar rrezikun e radikalizmit e ekstremizmin islamik. Sipas tyre masa e parë për ndalimin e këtij fenomeni është ndërhyrja në mbylljen e disa xhamive e qëndrave islamike në territor.
Pas miratimit në dhomën e deputetëve kjo paketë e re ligjore do të merret në shqyrtim nga dhoma e senatit të parlamentit italian.
KOHA JONË SONDAZH

