Italia mund të pajisë me vizë rreth 200.000 emigrantë nga Afrika
Italia mund të pajisë me viza të përkohshme afro 200 mijë azilkërkues që kanë ardhur nga Afrika, gjë që mund t’u lejojë këtyre të fundit të udhëtojnë lirisht drejt vendeve të tjera europiane. Kjo ide ka nisur të qarkullojë në qarqe të ndryshme të qeverisë italiane, pasi Roma zyrtare pretendon se po përballet e vetme me fluksin e lartë të refugjatëve. Ekpertët thonë se miratimi i një nisme të tillë do të përbënte një bombë bërthamore për sistemin e emigracionit në kontinentin e vjetër.
Italia e ka dërguar në një nivel tjetër presionin ndaj vendeve antare të Bashkimit Europian për të ndarë në mënyrë të barabartë përgjegjësitë e menaxhimit të krizës së emigrantëve, ndërsa ka paralajmëruar se mund të pajisë me vizë të përkohshme rreth 200 mijë azilkërkues të ardhur nga Afrika, të cilat më pas do të kenë mundësinë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera të kontinentit të vjetër.
Ideja ka nisur të përflitet në qarqe të ndryshme të qeverisë, ndërsa i pyetur mbi këtë çështje, zv. Ministri i Jashtëm i Italisë, Mario Giro, është shprehur se aktualisht po konsdierohet çdo mundësi për t’i bërë ballë fluksit.
Në rast se do të veprojë në mënyrë të tillë, qeveria italiane nuk do të ketë shkelur asnjë parim të së drejtës ndërkombëtare, pasi gjithçka mund të bazohet mbi direktivën 200155 të Këshillit Europian.
Ekspertët e kanë konsideruar këtë ide si një “bombë bërthamore” për Europën në rast se do të vendoset në zbatimin.
Sipas tyre, pajisja e azilkërkuesve me vizë mund të prodhojë një kaos të vërtetë për kufinjtë europianë si dhe mund të përbëjë një objekt konflikti për vendet kryesore të BE-së.
Italia prej kohësh ka shprehur pakënaqësi, pasi sipas Romës zyrtare, autoritetet po përballen thuajse të vetme me krizën e azilkërkuesve, ndërsa apelojnë për angazhimin e të gjithëve në menaxhimin e situatës.
Më herët, qeveria italiane ka kërcënuar gjithashtu se mund të mbyllë totalisht portet e jugut, ide që gjithashtu mund të shkaktojë një gjëndje kaotike.
KOHA JONË SONDAZH

