Italia ndalon të gjitha hyrjet nga Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të Covid-19

Pas zbulimit të variantit të ri në Afrikën e Jugut, Italia ka vendosur të ndaloj të gjitha hyrjet nga vendi i mutacionit të Covid-19.

Shkencëtarët tanë janë duke punuar shumë për të studiuar variantin e ri B.1.1.529 të Covid-19. Ndërkohë, le të ndjekim rrugën e kujdesit maksimal”,- këto janë fjalët e ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Kam nënshkruar një urdhëresë të re që ndalon hyrjen në Itali për këdo që ka qenë në Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibia, Esëatini në 14 ditët e fundit. Shkencëtarët tanë po punojnë për të studiuar variantin e ri B.1.1 .529”, ka thënë Roberto Speranza.

SHKARKO APP