Italia në alarm, zgjerohen zonat me rrezikshmëri nga koronavirusi
Zonat me rrezikshmëri te lartë infektimi koronavirus në Itali pritet të zgjerohet (zone rosse). Qeveria Conte ka hartuar draft ligjin e ri që pritet të firmoset gjatë mbrëmjes se sotme.
Zona zgjerohet në 5 rajone;
1- Përfshihet i gjithë territori i rajonit të Lombardisë që shpallet zonë me rrezik të lartë infektimi
2- Në Emilia Romagna zonë me rrezik të lartë infektimi janë territoret e provincave të Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Piacenza e Rimini.
3- Në Veneto; territori i provincave të Venezia, Padova, Treviso.
4- Në Marche : territori i provincave të Pesaro e Urbino.
5- Në Piemonte; territori i provincave të Asti e Alessandria.
Në draft ligj ndalohet hyrja e dalja nga këto territore me përjashtim te rasteve emergjente o motive të pashmangshme pune.
Gjithashtu rekomandohet se kush ka temperaturë mbi 37.5 e vështirësi frymëmarrje të evitoj kontaktet sociale e të qëndroj në banesë.