Italia në panik! Virusi “Ethet e Verdha” një e infektuar, Ministria mbyll shkollat e zonës deri më…
Një grua duket se ka marrë sëmundjen dhe tani është shtruar në një spital të Romës
Rreziku ndaj “Etheve të Verdha” bëri që shkollat të mbyllen deri të shtunën më 11 nëntor në Civita d’Antino, L’Aquila. Komuna e ka vendosur këtë pasi Enti Shëndetësor Vendor ka njoftuar praninë e një rasti.
Personi që u prek nga kjo sëmundje ishte një grua, me banim në Romë dhe aktualisht e shtruar në departamentin e sëmundjeve infektive të një spital të Romës, por me banim në komunën e Valle Roveto, ku kishte qenë më pak se 15 ditë më parë.
Ishte ky detaj që e detyroi administratën të aktivizonte protokollin që parashikon mbylljen dhe dezinfektimin e objekteve shkollore dhe përgatitjen e hapjes së qendrës komunale të operacioneve emergjente.
Çfarë janë ethet e verdha?
Ethet e verdha janë një sëmundje e rëndë virale hemorragjike. Shkaktohet nga një virus i gjinisë Flavivirus. Kjo është familja e viruseve të cilës i përkasin edhe viruset e encefalitit japonez. Sëmundja transmetohet nga pickimi i mushkonjave Aedes dhe simptomat kryesore janë: dhimbje koke, ethe, të vjella, nauze, dhimbje kockash dhe mbërrijnë tre ose gjashtë ditë pas infektimit.