Italia në rrezik nga koronavirusi indian. Në avionin e ulur në Fiumicino 9% e pasagjerëve pozitivë
Varianti indian rrezikon të mos ndalet në Itali pavarësisht ndalimeve të vendosura nga Ministria Italiane e Shëndetësisë. Në fluturimin e fundit për në Fiumicino nga India, 9% e pasagjerëve (përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit) rezultuan pozitivë për koronavirusin. Dhe kjo pavarësisht se të gjithë kanë një certifikatë të negativitetit. Siç pranuan disa, ata blenë një certifikatë të falsifikuar para se të niseshin.
Gazeta “Il Messaggero” sjell dëshmitë e disa pasagjerëve që mbërritën në Fiumicino nga Neë Delhi të mërkurën në mbrëmje. “Unë nuk e bëra tamponin, por pagova që të më lëshonin një certifikatë false me vulë”, thotë një nga 223 pasagjerët, i cili sapo arriti në Itali iu nënshtrua menjëherë një tamponi të shpejtë.
Për 30 dollarë tamponi i rremë
Kështu ishte e mundur të anashkalohej detyrimi që parashikohet gjithashtu në Indi: mund të fluturoni vetëm nëse posedoni një tampon negativ të bërë brenda 48 orëve nga nisja. Sidoqoftë, janë vetë mediat indiane ato që tregojnë për tregun e zi të certifikatave false, laboratorë që falsifikojnë raporte të mbyllura nga autoritetet. Por për një që është zbuluar pozitiv, kush e di se sa të tjerë janë ende në lëvizje duke i lejuar kështu pacientët me Covid të infektojnë popullatën.
Si në verën e vitit 2020?
Ata që mbërrijnë në Itali nga India duhet, edhe nëse janë negativë ndaj tamponit, të karantinohen për 14 ditë. Por është një sistem që fut ujë nga të katër anët. Këshilltari shëndetësor i Lazios, Alessio D’Amato, është i revoltuar: “A mendojmë vërtet se një punëtor që është kthyer nga India lexon urdhëresën dhe me iniciativën e tij vendos të izolohet?
Na duhet një sistem krejtësisht i ndryshëm, duhet të rimarrim listat e udhëtarëve të kthyer nga India, Bangladeshi dhe Sri Lanka, dhe t’i dërgojmë në ASL (Qendrat Shëndetësore lokalë) të ndryshme”, thotë ai. Rreziku është të gjesh veten si në verën e vitit 2020 kur nga Bangladeshi, me gjithë urdhëresat, njerëzit e sëmurë u kthyen në Itali që më pas shkaktoi disa shpërthime. Dhe nëse me të vërtetë varianti indian i Covid rezulton të jetë ndër më infektivët, atëherë rreziku që një kurbë epidemie të rritet përsëri është me të vërtetë i lartë.
Ndërkohë një aeroplan nga India me 213 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit që zbarkoi në Fiumicino iu nënshtrua një kontrolli masiv anti-covid. Testimet përfunduan në 21:15 të mërkurën dhe rezultatet flasin për një 9% pozitiv në bordin e avionit. Të gjithë u futën në karantinë dhe u dërguan me një autobus të ushtrisë në një hotel Covid.
“Falënderim njësive USCAR të Rajonit Lazio, Mbrojtjes Civile dhe Forcave të Policisë të cilët punuan natën vonë për t’i kryer tamponët 213 pasagjerëve që zbarkuan në Fiumicino nga India, duke identifikuar një përqindje pozitive në bord prej 9%. Ministri Speranza bllokoi fluturimet, ne përsëri theksojmë se Evropa duhet të aktivizojë veprime të koordinuara për të shmangur variantin më të keq indian”, shkroi në “Facebook” Nicola Zingaretti, guvernator i Rajonit të Lazios.