Italia nën ujë e dëborë, 60 të evakuar dhe 1 viktimë
E pushtuar nga moti i keq nga veriu në jug, nga ciklone dhe rryma polare, Italia në disa zona të saj është gjendur nën ujë ndërsa lumenjtë kanë dalë nga shtretërit, gjithashtu edhe në Romë ku brigjet e Tiberit janë mbyllur. Ndeshja Udinese-Atalanta u shty për shkak të përmbytjes së fushës “Dacia Arena”. Shtyrja e fundit e një ndeshjeje në Udine daton në 2009.
Gjithashtu të hënën, ka një alarm të kuq në pjesë të Venetos, Emilia Romagna dhe provincës së Bolzanos, ndërsa situata po bëhet shqetësuese edhe drejt jugut.
Në Potentino një punëtor vdiq i mbytur nga uji: ai punonte për zyrën teknike komunale dhe përfundoi në një kanal.
Ndërkohë forcat e emergjencës janë në terren. Mbi 600 persona ndodhen që nga e premtja vetëm në Veneto, ndërsa makina e mbrojtjes civile janë të pranishme për të ndihmuar popullsinë, për të hequr mbeturinat dhe pemët e rëna, për mbuluar rrëshqitjet e tokës dhe pastruar borën. Megjithatë, monitorimi i vazhdueshëm nuk ka qenë në gjendje të parandalojë përmbytjen e Panaro në zonën e Modena, me 60 familje të evakuuara dhe shembjen e një mbështetjeje prej guri të urës Samone.