Italia nuk ka probleme me emigrimin e shqiptarëve, thotë kreu i PE-së

Kryetari i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, ndodhet në Itali ku është vlerësuar me çmimin “Celësi i Qytetit” në Firenze.

Gjatë një takimi me gazetarët e mediat italiane ai ka komentuar dhe vendimin e marrë nga Këshilli i Europës për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedonisë e Veriut me Bashkimin Europian.

“Ne jemi në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut” ka deklaruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendojmë se ishte një gabim pengimi i këtij procesi. E gjithashtu mendojmë se vënia në siguri e Ballkanit Perëndimor mund ta bëjë më të sigurt hapësirën europiane.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetjes së gazetarëve se në rast se kjo do ndodhte mjaft shqiptarë do të emigronin në Itali, kreu i Parlamentit Europian u përgjigj se “shqiptarët që ndodhen në Itali po kthehen në vendin e tyre e ky problem është kapërcyer me kohë.”

Ndërsa mbi problematikat me Turqinë, Davide Sassoli është shprehur se Parlamenti Europian ka kërkuar ndërprerjen e procesit të integrimit të Ankarasë në Bashkimin Europian.

Mbi rolin e Parlamentit Europian në Bashkimin Europian, ai deklaroi se “Parlamenti Europian ka një raport të drejtpërdrejtë me qytetarët, gjë që qeveritë nuk e kanë”.

PE, tha ai, duhet të përdorë të gjithë fuqinë që ka.

“Sot Parlamenti Europian është më koshient për rolin e tij se sa në legjislaturat e mëparshme.”

Ndërsa mbi problematikat e emigracionit, numri një i Parlamentit Europian shprehet se “emigrantët duhet të mbërrijnë në Europë dhe përmes kanaleve humanitare. Duhet të keni ndërshmërinë e kurajon të pranojmë se industria e bujqësia europiane ka nevojë për krah pune e kemi nevojë për një fluks të rregullt, të organizuar e të sigurt emigracioni e për një marrëveshje vullnetare mes vendeve përfshirë dhe Gjermaninë e Francën”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?