Italia përgatitet për hapjen, por “anulon” verën”/ Ekspertët: Pushime?! Është herët
Ndonëse përetoi ditë të vështira për shkak të COVID-19, Italia po përgatit për hapjen. Pasi faza e parë është bërë publike, ekspertët po ideojnë edhe fazën e dytë të hapjes. Instituti i Shëndetit ka bërë me dije se edhe në fazën e dytë masat do të jenë të rrepta, e kryesisht masat për distancim fizik. Më tej ekspertët kanë bërë me dije se në rast se do të ketë një shpërthim të dytë, menjëherë do të shpallet “zonë e kuqe”. Brusaferro ka bërë me dije se edhe në këtë fazë të dytë është herët të flitet për pushimet verore.
“Ne kemi nevojë për distancim fizik edhe më të ashpër. Pushimet? Është herët të dimë se çfarë do të ndodhë. Tani jemi akoma në fazën 1, nuk ka dyshim,”, -theksoi drejtori i sëmundjeve infektive por në një fazë të ardhshme 2. “Ne do të duhet të ruajmë masa të distancimit shoqëror. Dhe natyrisht që ato do të jenë të rrepta. Jo vetëm kaq: Kur të arrijmë në një kohë kur virusi do të qarkullojë pak më avash, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme të forcojmë kontrollin mbi territorin. Një masë që mund të ndikojë gjithashtu në udhëtime, përfshirë pushimet verore. Duket shumë herët të përgjigjem se çfarë do të ndodhë për pushimet”, tha ai.
Ekpertët kanë bërë me dije se kur të nisë edhe hapja, çdo veprim do të jetë i kontrolluar për ti shpëtuar kështu mundësisë për një shpërthim të dytë të pandemisë. Deri më tani, në Itali ende nuk flitet për mundësinë e një sezoni turistik, jo vetëm turist nga vendet e tjera, por edhe pë rata vendas.