Italia përmbytet, kurse zjarret mbërthejnë Portugalinë. 5 viktima dhe 182 të plagosur

Teksa Italia është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë, një tjetër vend europian është mbërthyer nga zjarret që nga 15 shtatori. Në Portugali janë regjistruar 5 viktima dhe 182 të plagosur, ndërsa sipërfaqja e tokës së shkatërruar nga zjarret vlerësohet të jetë mbi 122,000 hektarë.

Rreth 83% e tokës ndodhet në veri dhe në qendër të vendit dhe sipas Institutit Portugez të Ruajtjes së Natyrës dhe Pyjeve, 60% e tokës së djegur ishte pyll, 29% e saj shkurret dhe 11% tokë bujqësore. Qeveria portugeze dekretoi një ditë zie kombëtare të premten për të nderuar viktimat e zjarreve.

Portugalia është ndër vendet evropiane më të goditura nga zjarret në vitet e fundit.

SHKARKO APP