Italia pret të vijnë 20 mijë emigrantë brenda 30 shtatorit

 

 

Ministria e Brendshme italiane ka komunikuar për mediat se brenda 30 shtatorit parashikohet të mbërrijnë në brigjet italiane rreth 20 mijë emigrantë të rinj nga Afrika e Veriut.

Kjo ministri shprehet e preokupuar për përballimin e këtij fluksi të madh emigrantësh me rrezikun e një kolapsi në sistemin e rrjetit të sistemit e mikpritjes së tyre.

“Megjithatë, lexohet në komunikimin e autoriteteve italiane, po punohet të vihen në dispozicion ish kazerma ushtarake, zona të braktisura industriale, pronësi publike si dhe ish ndërtesa burgjesh të papërdorshëm.

Gjithashtu mund të përdoren për mikpritjen e emigrantëve dhe pasuri e prona të konfiskuara nga mafia italiane.”

Preokupimi i shtetit italian mbi gjithcka po ndodh në ujërat e Mesdheut e në brigjet italiane është mjaft i lartë.

Statistikat përditësohen çdo ditë.

Nga janari e deri më 27 gusht 2015 në Itali janë regjistruar të hyjnë 111 354 emigrantë nga deti, prej të cilëve rreth 94 mijë kanë pranuar të identifikohen e të regjistrohen në kampet italiane, pjesa tjetër nuk dëshërojnë të qëndrojnë në Itali.

Rreth 29.019 janë emigrantë nga Siria, 13.788 nga Nigeria, 8.559 somalez, 6.745 sudanez e 6.324 nga Siria.

Siç shihet nga këto shifra emigrantët nga Siria (6.324), përbëjnë vetëm 6% të numrit të përgjithshëm e vendimi i fundit për të ndërprerë Traktatin e Dublinit për emigrantët sirianë nuk e eleminon problemin.

Shteti italian po përpiqet të gjejë rrugë e alternativa që mund të evitojnë kolapsin e sistemit të mikpritjes së përditshme të emigrantëve pa e fshehur preokupimin se për momentin nuk ka asnjë projekt mbi të ardhmen e emigrantëve.

Ministria e Brendshem italiane po monitoron me vëmëndje dy fenomene të reja që po karkaterizojnë flukset e ditëve të fundit.

Fenomeni i parë ka të bëj me mbërritjen gjithjë e më shumë përmes detit të emigrantëve ekonomik nga Maroku. “Prej kohësh nuk ndodhte dicka e tillë, konfermon kjo Ministri, me shumë mundësi mbyllja e kufirit me Spanjën ka detyruar marokenët të ndryshojnë rrugë e të mbërrijnë në Itali. Megjithatë të gjithë nënshtetasit marokenë do t’i kthejmë në vendin e tyre e për këtë kemi një marrëveshje të nënshkruar me këtë shtet.”

Fenomeni i dytë është shtimi i numrit të minorenëve të pashoqëruar, kryesisht të kombësisë egjiptiane e të moshës 15-17 vjec. Kjo kombësi zakonisht është subjekt riatdhesimi, por për minorenët ligji ndalon riatdhesimin e tyre deri sa mbushin moshën madhore.

Me gjithë arrestimet e sekuestrimet e anijeve e gomoneve, trafikantët duke përfituar nga kjo situatë e rrëmujshme dhe e padministrueshme e emigracionit, ka shtuar reklutimin në njerëz e mjete, fakti dëshmuar nga arrestimet e fundit të personave në moshë mjaft të re 16-23 vjeç.

Skafistët të vetëdijshëm se anijet e gomonet do të ndihimhen nga roja bregdetare italiane e nga operacionet europiane të shpëtimit në Mesdhe, nisen së bashku me emigrantët duke i braktisur në mes të detit për të evituar arrestimin, por duke shtuar cdo ditë e më shumë numrin e viktimave.

Përballë këtij fluksi të madh emigrantësh, shteti italian mbetet në pritje të vendimeve të ardhshme që do të merren javën që vjen në Bruksel, pikërisht për t’i ardhur në ndihmë Italisë e Greqisë.

SHKARKO APP