Italia pritet që të zgjasë masat kufizuese deri në muajin maj

A resident reacts as she watches from her appartment Palm Sunday mass celebrated (R) on the rooftop of the San Gabriele dell'Addolorata church in Rome on April 5, 2020, during the country's lockdown aimed at curbing the spread of the COVID-19 infection, caused by the novel coronavirus. (Photo by Tiziana FABI / AFP) (Photo by TIZIANA FABI/AFP via Getty Images)

Kryeministri italian Xhuzepe Konte pritet të njofrojë vendin për një zgjatje të masave kufizeuese deri në maj.

Konte pati një bisedë telefonike me përfaqësuesit e bashkimit italian të enjten e 9 prillit  dhe shpjegoi se vendi nuk ishte ende gati për të lehtësuar kufizimet, tha Christian Ferrari, presidenti i sindikatës së punës CGIL në rajonin verilindor të Venetos, i cili ishte i pranishëm në thirrje, për CNN.

Sipas Ferrari, Konte tha që zgjatja do të vazhdonte deri më 3 maj me vetëm disa përjashtime të bizneseve që lejoheshin të rihapeshin pak më shpejt. Konte vazhdoi t’u tregojë përfaqësuesve të sindikatës se kjo ishte mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin publik në Itali.

Kryeministri italian pritet t’i drejtohet vendit të Premten, tha një burim zyrtar i qeverisë për CNN. Burimi nuk pranoi të komentojë nëse Konte do të njoftonte një zgjatje të masave të bllokimit.

Italia është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi pasi shënon 18,279 viktima dhe 143,626 të infektuar.

SHKARKO APP