Italia publikon bilancin e Covid-19, rriten ndjeshëm viktimat
Vijojnë të jenë shqetësuese shifrat ditore nga pandemia e koronavirusit në vendin fqinj të Italisë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije në deklaratën e përditshme se nga 103 mijë testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 1638 persona të tjerë rezultuan të prekur me Sars-Cov-2.
24 persona e humbën betejën me virusin vdekjeprurës duke e çuar bilancin total të humbjes së jetëve në 35,692. Mes të tjerash raportohet një shtim i pacientëve në terapitë intesive, por megjithatë dhe ulje e numrit të të shtruar.
Rajonet më të goditura vijojnë të jenë Lombardia dhe Lazio ndërsa në Valle dʼAosta e Abruzzo nuk u shënua asnjë rast i ri.