Italia reagon ndaj tarifave të SHBA: Mbështesim BE-në, por kërkohet kujdes për të shmangur një luftë tregtare

Pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane që eksportohen në SHBA duke filluar nga 1 gushti, Qeveria Italiane ka reaguar duke shprehur shqetësimin dhe mbështetjen e saj për përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

Në një deklaratë zyrtare, qeveria italiane thekson se po ndjek me vëmendje zhvillimet e negociatave midis Brukselit dhe Uashingtonit dhe mbështet plotësisht Komisionin Evropian në përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.

“Qeveria italiane vazhdon të monitorojë nga afër progresin e negociatave të vazhdueshme mes BE-së dhe SHBA-së, duke mbështetur plotësisht përpjekjet e Komisionit Evropian, të cilat pritet të intensifikohen ditët në vijim,” thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma shpreh besimin se një marrëveshje e drejtë është e mundur, duke kujtuar se përballë sfidave globale, një përçarje tregtare mes dy aleatëve historikë nuk do të kishte asnjë kuptim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Besojmë në vullnetin e mirë të të gjitha palëve për të arritur një marrëveshje që forcon Perëndimin në tërësi. Në këtë moment delikat, një luftë tregtare mes dy anëve të Atlantikut do të ishte kundërproduktive,” vijon deklarata.

Qeveria italiane gjithashtu nënvizon se situata kërkon kujdes të veçantë, pasi çdo reagim i nxituar mund të çojë në përshkallëzim, veçanërisht duke pasur parasysh paralajmërimin e Trump për tarifa edhe më të rënda në rast kundërpërgjigjeje nga BE-ja.

“Në këtë fazë është thelbësore të fokusohemi tek negociatat dhe të shmangim çdo formë polarizimi që mund të rrezikojë një zgjidhje të qëndrueshme,” përfundon deklarata e qeverisë italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?